Deputetja e zgjedhur, Blerta Deliu-Kodra ka folur se kur dhe si e mbështet Partia Demokratike konstituimin e Kuvendit.
Ajo tha se seanca e sotme ishte e shumëpritur, duke nënvizuar se e kanë ditur që LVV nuk do ta krijojë Qeverinë.
“Ishte një seancë e shumëpritur për shkak të ftesës së kahershme që kuvendi të mblidhej për t’i hapu rrugë krijimit të institucioneve të reja, një procesi të betimit të deputetëve, propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit e pastaj për t’i hapur rruge edhe themelimit të Qeverisë”, tha Deliu – Kodra në “Edicionin Special” të Klan Kosovës.
Ajo tha se veprimi i VV ishte përpjekje e zvarritjes së një procesi tashmë të gjatë.
“Që në start u panë përpjekje që përfaqësues të partisë të koalicionit Guxo, LVV dhe Alternativa krijuan që të krijohet një raport që ishte i kundërligjshëmn dhe binte ndesh me Kushtetutën”.
Deliu – Kodra potencoi se VV vetëm viteve të fundit ka më shumë se dhjetë herë që ka bërë shkelje të Kushtetutës.