Blero uron vajzën për semimaturë: Të do babi pakufi

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, ka uruar vajzën e tij Tarën për semimaturë.

Duke qenë se ka përfunduar klasën e nëntë dhe po kalon në një etapë tjetër, ajo pati ditën e rëndësishme për të festuar.

Artisti i bëri një dedikim të veçantë derisa ishte prezent në vendin ku po mbahej kjo festë.

Foto: Screenshot/Instagram

“Shpirti i shpirtit tim, urime semimaturën. Të do babi pa kufi”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

Tara ndërkaq është vajza e Bleros të cilën e ndan me ish-bashkëshorten e tij, Teuta Krasniqin.

Ata janë të ndarë që shumë vite, derisa vazhdojnë të kenë kontakte të mira me njëri-tjetrin.

Teuta tani është e martuar me trajnerin e fitnesit Adonis Morina, gjersa Blero thuhet se momentalisht është beqar.