Këngëtari Blero Muharremi, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të tij me postimin e tij të fundit.
Ai ka publikuar një foto në Instagram, ku shihet me të dashurën e tij të re.
Blero ka ndarë një imazh, ku shihen duke darkuar së bashku, transmeton indeksonline.
Me një foto para pasqyres, këngëtari qëllimisht nuk ka zbuluar fytyrën e partneres.
Disa muaj më parë, ai njoftoi se është në një romancë të re, por detaje më të thella për jetën e tij private nuk janë bërë të ditura ende, duke mbajtur mister identitetin e të dashurës së tij.

