Blero ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij, duke kurorëzuar dashurinë me Eronitën.
Dasma madhështore dhe pamja rrezatuese e nuses bukuroshe kanë tërhequr vëmendje të madhe, duke nxitur edhe aludime në publik.
Sipas pamjeve dhe komenteve që po qarkullojnë, po flitet se Eronita mund të jetë në pritje të ëmbël. Nëse këto zëra rezultojnë të vërtetë, Blero do të bëhet baba për herë të dytë shumë shpejt. Megjithatë, kjo mbetet vetëm një supozim, pasi çifti ende nuk ka konfirmuar asgjë zyrtarisht.











