Blero i rikthehet intervistës që bëri për Afronën pas ndarjes së tyre: Kam pasur shumë mllef

Blero Muharremi ka qenë së fundmi i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku ka folur për karrierën e jetën personale.

Ai nuk i ka shpëtuar disa pyetjeve që lidhen me jetën private, e që kanë bërë bujë të madhe në media.

I njëjti ka komentuar një intervistë ku kishte folur për ish-gruan e tij, Afrona Dikën, menjëherë pas ndarjes së tyre.

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtari shqiptar thotë se ka pasur mllef asokohe, por që më pas ka reflektuar për gjithë historinë.

“Nuk besoj që kam folur në formë të tillë pas podcast-it me Afronën. Intervista ka qenë po vitin kur jemi ndarë me Afronën, podcast-i ka ndodhur më vonë. Ka qenë një mllef brenda meje. Ka qenë forma e largimit dhe ndarjes”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Me kohë e mendon e analizon, e kupton jam ngutur pak. Shtatë vite me Afronën, mandej sigurisht që njeriu është me mllef në momentin kur ndodhi ndarja”.

I pyetur nëse ka ndjenja akoma për të, artisti i njohur flet prerë dhe qartë, si një sqarim të fundit për publikun.

 

“Ka ndjenja mirësie. Unë jam një tip i cili kur të kryej diçka, për mua kurrë merr fund diçka merr fund. Ia dëshiroj më të mirat”, shtoi mes tjerash.