Blero drejt martesës? Postimi që nxit dyshimet

Romanca mes Bleros dhe Eronitës ka qenë prej kohësh një “sekret i hapur” për publikun. Edhe pse dyshja ka zgjedhur të luajë me misterin, duke mos e konfirmuar kurrë zyrtarisht lidhjen dhe duke evituar daljet publike krah për krah, detajet në rrjetet sociale kanë folur gjithmonë qartë për raportin e tyre.

Por, duket se gjërat mund të kenë avancuar me hapa të shpejtë në heshtje të plotë. Eronita ka trazuar së fundmi rrjetin me një postim që shkon përtej thashethemeve të zakonshme të showbiz-it.

Në një foto të publikuar në Instagram, ajo ka treguar thonjtë e saj të ri, të punuar me një stil elegant dhe detaje lulesh, por vëmendjen e ka rrëmbyer mbishkrimi i saj i drejtpërdrejtë: “Thonjtë e nuses janë gati”.

Ky detaj ka hapur menjëherë diskutimet: A kemi të bëjmë me një dasmë në horizont? Për fansat mbetet ende e paqartë nëse çifti do të kapërcejë etapën e konfirmimit publik për të shkuar direkt drejt zyrtarizimit në altar, apo nëse ky postim është thjesht një ngacmim nga ana e Eronitës. /Prive