Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me 6 maj, ka nënshkruar një kontratë, për ekskursionin e maturantëve në Shqipëri.
Hyseni këtë vendim e ka cilësuar si “lajm fantastik”, duke shtuar se është shpërblim i veçantë për çdo maturant të Gjilanit.
Por, si reaguan për këtë vendim banorët e kësaj komune?


Postimi i Alban Hysenit, është vërshuar nga komente nga më të ndryshmet, pasi njoftoi se ka marrë vendim t’i qeras këtë vit maturantët, shkruan Insajderi.
Madje, shumë prej komentuesve e kanë quajtur si “blerje e votave”.
“A e dite a po i mbushnin 18 vite deri në tetor këta maturant. Blerje klasike e votës”, shkruan një komentues.
“A erdhën zgjedhjet a, as ne Skandinavi me gjithë atë buxhet nxënesve nuk ju paguhen eksurzionet, por duhet të punojnë për klasën, kjo është korrupcion i pastër”.
“Blerje e votës, vakti i votes”, vazhdojnë komentet.








“Marre, po s’ka votë nga ta, qysh bre lajm fantastik”, vërshohen komentet tutje.








“Kryetar Alban Hyseni nxënësi duhet me i pas shtesat (mujore) e veta e jo me bë lëmoshë komuna”, shkruan një tjetër komentues.

