Blerja më e mirë e 5 viteve të fundit në Gjermani ka një klauzolë që po tremb…

Michael Olise është blerja më e mirë e 5 viteve të fundit te Bayern. I transferuar për 51 mln euro nga Crystal Palace vitin e kaluar, francezi sot vlen dyfish më shumë (sipas Transfermarkt).

Bayern nuk mund t’i lejojë vetes thjesht të gëzohet për performancat e shkëlqyera të një prej 30 kandidatëve për “Topin e Artë”, por edhe të shqetësohet për të ardhmen.

Olise thuhet se ka një klauzolë, që e lejon të largohet nga Bayern në merkaton e verës së ardhshme. Synimi i tij është rikthimi në Premier League ose aktivizimi te skuadra big si Real Madrid apo Barcelona.

Bayern është trembur, kështu që duhet t’i rrisë pagën francezit. Aktualisht ai paguhet 7 mln euro neto në vit. Ndoshta duhet të paguhet po aq sa Davies, Musiala dhe Kimmich.

The post Blerja më e mirë e 5 viteve të fundit në Gjermani ka një klauzolë që po tremb… appeared first on Telesport.