Blerja e re nderon Chelsea-n, londinezët mposhtin pa problem Fluminense-n dhe shkojnë në finale

Chelsea është finalisti i parë i Kupës së Botës për Klube. Në gjysmëfinalen e luajtur në “MetLife Stadium” në New Yersey, mes Fluminense dhe Chelsea-s, në fund ishin londinezët ata që fituan.

Sfida u zhbllokua shpejt, falë blerjes më të fundit të Chelsea-s, Joao Pedro, për të cilin pagoi 60 milionë paundë te Brighton. Ylli brazilian shënoi një supergol me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë, në minutën e 17-të. Sulmuesi nuk e festoi golin, duke qenë se ka dalë pikërisht nga ekipi i Fluminense-s, para se të transferohej në Angli.

Në minutën e 26-të, brazilianët iu afruan golit të barazimit, por Marc Cucurrella me një ndërhyrje fantastike largon topin që po shkonte drejt rrjetës. Në minutën e 36-të, Trevoh Chalobah prek topin me dorë brenda zonës dhe arbitri kryesor i takimit jep penallti, por pasi shikon pamjet pas ndërhyrjes së VAR, anulon vendimin e mëparshëm. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për londinezët.

Në minutën e 56-të ishte sërish Joao Pedro, i cili me një goditje të fuqishme dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë dhe sërish nuk festoi. Në minutën e 65-të, Chelsea iu afrua golit të tretë me Nkunku, por kapiteni Thiago Silva bëri një ndërhyrje vendimtare në fund duke i thënë “jo”.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Chelsea fiton 0-2 dhe shkon në finalen e madhe, aty ku do përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër, PSG-Real Madrid.

SHIKOGOLAT

The post Blerja e re nderon Chelsea-n, londinezët mposhtin pa problem Fluminense-n dhe shkojnë në finale appeared first on Telesport.