Profesori Blerim Latifi ka folur për situatën aktuale politike në vend pasi KQZ nuk certifikoi listat zgjedhore të disa partisë politike, përfshirë VV’në.
“Krejt problemi sillet dhe ka të bëjë me Albin Kurtin. Krejt zhurma që po bëhet, krejt presioni ka të bëjë me këtë…’, thotë Latifi në Pressing.
Por pse po ndodh kjo?
“Ndoshta ata (VV) e ndjejnë si ndonjë lloj kurthi që po i bëhet z.Kurti për të marrë pushtetin por unë nuk jam në mesin e tyre dhe nuk e di deri ku kanë shkuar konspiracionet e tyre. Sepse lëvizjet e tilla siç janë Vetëvendosje që në thelb është lëvizje populiste vlojnë prej teorive të konspiracionit e komploteve…”, thekson ai.
“Unë e shoh situatën si një situatë tejet të rrezikshme’, thotë Latifi.
“Ka një javë që është një lloj presioni i tmerrshëm edhe mbi KQZ’në dhe mbi secilin që mendon ndryshe prej tyre’, theksoi Latifi.
“Këtij kori që po bën presion mbi këto dy institucione sot iu është bashkuar edhe ushtruesja e detyrës së presidentit. E cila ka ra përfundimisht në një skizofreni institucionale. Është skizofreni institucionale, kur ti je i ulur në karrigen e presidentit dhe nga ajo karrige, flet, arsyeton dhe vepron nga pozicioni numër dy në listën e VV’së. Është konflikt i hapur i interesit. Institucioni i presidentit krejtësisht është devalvu”, theksoi Latifi.