Bleona Qerreti shfaqet në kopertinën e dhjetorit të VOGUE

Në numrin e dhjetorit, Vogue Latin America prezanton këngëtaren dhe ikonën, Bleona Qerretin, në një kopertinë magjepsëse që tregon forcën, elegancën dhe qëndrueshmërinë.

Bleona shfaqet me një fustan golf të zi, të cilin e kombinon me një gjerdan diamantesh të sofistikuar, të frymëzuar nga përrallat, nga koleksioni High Jewelry i Bvlgari, me një make-up natyral dhe elegant.

Superylli i dashur dhe ikona e vërtetë e kulturës pop për disa breza, është fotografuar nga Losquien për numrin e dhjetorit, e stiluar nga Venus Fabbricatore dhe The Common Room me Maison Alaia.

Në intervistën që shoqëron fotosesionin, Bleona ndan reflektime të thella mbi rrugëtimin e saj profesional, lidhjen me familjen dhe momentet kyçe që kanë formësuar karrierën. Ajo flet për sfidat e kapërcyera dhe për besimin e palëkundur në vetvete, elemente që e bëjnë një simbol të vërtetë të qëndrueshmërisë.

Artikulli dhe fotosesioni mbajnë firmën e një ekipi krijues të nivelit të lartë, me drejtimin editorial të Karla Martinez de Salas, stilimin e Vale Collado dhe drejtimin artistik të Claudia Valdeza. Grimi dhe flokët janë realizuar nga Gus Bortolotti dhe Ernesto Vargas Hair, ndërsa produksioni ekzekutiv nga Now Open TV dhe Ella Cepeda.

Kopertina e dhjetorit me Bleonën nuk paraqet vetëm një imazh mode, ajo sjell një histori personaliteti, force dhe autenciteti, një portret i një artisteje që vazhdon të frymëzojë publikun me talentin dhe vendosmërinë e saj.