Bleona Qerreti, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti e cila prej vitesh jeton në SHBA ka treguar se është një nga aktoret e kastit që ka luajtur në filmin hollivudian “Chief of Station”. Një film nga regjisori Jesse V Johnson, premiera e të cilit u mbajt dy ditë më parë, (3 maj).

Filmi flet për një ish-agjent të FBI-së bota e të cilit shembet pasi gruaja e tij vdes në një aksident.

Pas marrjes së informacionit të fshehtë se vdekja e gruas së tij mund të mos kishte qenë një aksident, ai kthehet në botën e fshehtë të Evropës Lindore, duke u bashkuar me një ish-kundërshtar për të zbuluar një komplot që sfidon gjithçka që ai mendonte se dinte për gruan e tij.

Ajo ka publikuar trailerin në profilin e saj në Instagram dhe në një moment Bleona dëgjohet që të flasë në gjuhën shqipe.

“Mezi pres që të gjithë të shkoni për ta parë”, shkruan Bleona.