Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka treguar një anë të veçantë dhe shumë njerëzore të saj duke birësuar një luan në Afrikë, të cilin e ka emëruar me emrin Sarara.
Lajmin emocionues e bëri të ditur vetë gjatë një bisede të hapur me gazetarin e njohur, Blendi Fevziu, ku rrëfeu edhe detaje për këtë gjest simbolik.
Për më tepër, Bleona shpjegoi se përmes një aplikacioni të quajtur Fahlo, i cili është një platformë që bashkëpunon me organizata të ndryshme për mbrojtjen e jetës së egër, ajo mund të ndjekë në kohë reale lëvizjet e luanit të birësuar.
Beona gjithashtu shprehu dëshirën e saj të madhe për të takuar personalisht titanin e teknologjisë Elon Musk, për t’iu lutur për një kërkesë.
“Dua të takohem me Elon Musk dhe dua t’i kërkojë që t’i shpëtojë të gjitha kafshët e kësaj bote”, theksoi ajo mes tjerash.