Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, lëshoi kritika të forta ndaj pasardhësit të tij, Gianni Infantino, sidomos për afërsinë e tij me presidentin amerikan Donald Trump: “Nuk e di nëse pasardhësi im është ai apo Trump…”
Blatter, simbol i fuqisë së futbollit botëror për dekada, që e përfundoi karrierën me skandal dhe pezullim, kritikoi Infanton për lidhjet personale me Trump: “Duket një lidhje personale ajo me Trump. Nuk jam i sigurt ku ndodhet trofeu i Kupës së Botës, gjithmonë është ruajtur në Cyrih. Ndoshta tashmë është në Shtëpinë e Bardhë… Tani duket se politikanët, nga njëra anë të Arabisë Saudite dhe nga ana tjetër të SHBA-së, do të marrin kontrollin”.
Ish-presidenti i FIFA-s sulmoi edhe çmimin për paqen, akorduar Trumpit: “Futbolli nuk duhet të japë çmime për paqen. Një ditë duhet ta marrim ne, sepse të gjithë punojmë për paqe. Ky është një gabim”. Blatter shtoi: “Më shqetëson që pasardhësi im duhet të ketë respekt minimal për ata që krijuan këtë trashëgimi të madhe të FIFA-s. Ai po përpiqet të më sfidojë, nuk e kuptoj pse”.
Ai kritikon edhe vendimin për të pezulluar vetëm një ndeshje Cristiano Ronaldon: “Çështjet disiplinore duhet të trajtohen nga një ‘gjykatë’, jo vendime të bazuara te presidenca”.
The post Blatter kundër Infantos: Nuk e di nëse pasardhësi im është ai apo… Trump! appeared first on Telesport.













