Biznesmenit nga Kosova i konfiskohen 4 vetura

Një biznesmen nga Kosova ka bërë pazare për vetura me dy shtetas kroatë.

Mirëpo, në blerjen e katër veturave të fundit, biznesmeni nga Kosova ka hasur në probleme, pasi që blerësit nuk ishin pronarët e vërtetë.

Tani këto vetura, janë të konfiskuara.

Po pretendon se biznesi po i dëmtohet tash e 10 muaj.

Autoshkolla të cilën e menaxhon Afrim Islami, aktivitetin po e vazhdon pa 4 nga veturat të cilat i kishin blerë nga disa shtetas kroatë.

Ato i janë sekuestruar nga stacioni policor në Graçanicë, nën arsyetimin se janë të vjedhura.

Dy shtetas të kroatë këto makina i kanë lajmëruar si të vjedhura mirëpo doli se ata kanë kryer mashtrim pasi që veturat nuk ishin as në pronësi të tyre por të marra me Leasing.

E kjo i ka kushtuar Islamit i cili thotë se ka paguar për to.Por përkundër që dy kroatët kanë pranuar fajin, Islami po thotë se i janë shkelur të drejtat për të qenë pjesë e procesit gjyqësor pasi që ky i fundit ishte realizuar pa prezencën e tij.

Atij po ashtu nuk i ishin dhënë shkresat e lëndës.

Islami ishte konsultuar edhe me miq të tij të cilët merren me shitblerjen e veturave.

Ai pretendon se ka vërtetuar përmes nr të sasisë se këto vetura janë në gjendje të rregullt kurse njëra nga to, i është nënshtruar edhe procedurave në doganë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një përgjigje elektronike për T7 , thonë se këto vetura i pretenduari dëmtues nuk mund të jetë pronar sepse blerjen faktike nuk e ka bërë nga pronari legjitim .

Sipas Prokurorisë personi A.I ka qenë I vetëdijshëm se makinave nuk mund t’iu ndërrohet titullari I pronësisë dhe se pronari I tyre është Porche Leasing nga Kroacia.

Ky rast ka përfunduar me aktgjykim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ndërkaq Islami për këtë problem ka bërë edhe një ankesë.

Pos kësaj, ai thotë se i është drejtuar edhe avokatit të popullit dhe se pret që t`i lëshohen veturat e sekuestruara.