Biznesmeni nga Gjermania kërkon punëtorë në Kosovë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka pritur në takim biznesmenin Andreas Lammers, i cili njëherësh është drejtor i Kompanisë “Lammers” nga shteti mik i Gjermanisë.

Temë e bisedës ndërmjet tyre ishte potenciali në Kosovës, për të absorbuar investime, kjo falë fuqisë punëtore, moshës tyre dhe faktorëve tjerë që posedon.
“E njoftova mikun nga Gjermania për pengesat që kanë qytetarët tanë për pajisje me viza si pasojë e pritjeve të gjata, por edhe për pengesat që kemi së fundmi me njohjen e patentëshoferëve nga disa shtete të Bashkimit Evropian, ndër to edhe Gjermania, por që kjo do të zgjidhet shumë shpejtë ngase kjo çështje tashmë është ngritur në nivele të larta politike dhe presim t’i japim epilog pozitiv”, ka njoftuar Lekaj. në rrjetin social “Facebook”.

Fotografia e Pal Lekaj

Më tej, Lekaj tregoi se me Lammers kanë biseduar edhe për mundësitë e përgatitjes profesionale të të rinjve tanë e që u dakorduam se të dyja palët të punojmë në këtë drejtim.
“Është ndjenjë e mirë kur kompani serioze nga Gjermania shfaqin interes që të punësojnë të rinjtë tanë atje, por edhe të investojnë në vendin tonë. Unë personalisht dhe Qeveria Haradinaj do të jemi mbështetës të fuqishëm të bizneseve vendore, por edhe atyre të huaja që të investojnë në Kosovë”, u deklaroi ai.

 

Statusi i Lekajt në “Facebook”: