Biznesi i ri i Leo Messit në Barcelonë, investim tjetër prej 11.5 milionë eurosh

Lionel Messi ka realizuar një tjetër investim të madh në Barcelonë. Përmes kompanisë së tij “Edificio Rostower”, ylli argjentinas ka blerë ish-galeritë “Via Wagner”, të pozicionuara në zonën ekskluzive të “Turó Park”, për 11.5 milionë euro.

Kompleksi prej 4 mijë metrash katrorë kishte mbetur i mbyllur që nga viti 1993 për shkak të mosmarrëveshjeve mes pronarëve të mëparshëm. Sipas mediave spanjolle, Messi planifikon rikonstruksionin total të godinës, e cila më pas do të përdoret plotësisht për tregun e qirave.

Imagen de cómo quedarían las galerías Wagner en Barcelona.

Projekti ka tërhequr menjëherë interesin e operatorëve të mëdhenj financiarë “tier 1”, pasi objekti konsiderohet një aset strategjik në zemër të Barcelonës.

Ky investim forcon edhe më shumë lidhjen e Messit me qytetin ku jetoi për më shumë se dy dekada. Ai vjen pas lëvizjeve të tjera të biznesit të tij, si blerja e klubit UE Cornellà, zinxhiri “MiM Hotels” dhe restorantet “Hincha”.

The post Biznesi i ri i Leo Messit në Barcelonë, investim tjetër prej 11.5 milionë eurosh appeared first on Telesport.