Yann Bisseck, mbrojtësi gjerman i Interit, në një intervistë për programin e ndeshjes Inter-Pisa, rrëfeu se nga shokët e skuadrës do të donte “të vidhte teknikën e goditjes së Piotr Zielińskit”.
Pyetjes për fanellën e parë të futbollit që veshi, iu përgjigj: “E di që fanella e parë që mora nga babai, kur isha tre ose katër vjeç, ishte e Bayern Munich, e Roy Makaay, me numër 10”.
Sa i përket Interit sot, Bisseck thotë: “Është një nga ëndrrat që u realizua të luaj për një nga klubet më të mëdhenj, me një histori të pabesueshme. Po, mund të them se është një ëndërr që u bë realitet”.
The post Bisseck e “preku” futbollin përmes fanellës së Makaay: Interi, një ëndërr që u realizua appeared first on Telesport.









