Yann Bisseck, mbrojtësi i Interit, konfirmoi progresin e treguar edhe ndaj Atalantës dhe paraqitjet në nivel të lartë. Pas fitores 3-1 kundër Bologna, ai foli për kanalet zyrtare të klubit zikaltër: “Bëmë vërtet mirë në fazën e mbajtjes së topit, duke krijuar shumë raste. Duhet të jemi të kënaqur, por na nevojitet të finalizojmë më mirë”.
Sa ju vjen keq për golin e pësuar?
Është diçka që nuk duhet të ndodhë, por jemi të lumtur. Mendoj se kam luajtur mirë, edhe pse mund të përmirësohem. E dimë që jemi të fortë, por nuk duhet të nënvlerësojmë askënd. Do të jemi të kënaqur nëse e shfaqim forcën tonë në fushë.
The post Bisseck: E dimë që jemi të fortë, por nuk duhet të nënvlerësojmë askënd appeared first on Telesport.










