Bisseck: Bodø/Glimt po bën gjëra të mëdha, por nuk është justifikim për ne

Mbrojtësi i Interit, Yann Bisseck, foli për revistën “Kicker” rreth rolit të tij në skuadër dhe eliminimit nga Champions League. Duke folur për pozicionin e tij në sistemin e trajnerit Chivu, gjermani theksoi rëndësinë e përshtatjes: “Një nivel i caktuar fleksibiliteti të ndihmon, përfiton dhe rritesh si lojtar. Në një vit e gjysmë kam mësuar shumë, si personalisht, ashtu edhe taktikisht”.

Ai shtoi se vazhdon të ketë kontakte me trajnerin e kombëtares gjermane, Julian Nagelsmann: “Jam gjithmonë i lumtur kur ndjek një ose dy ndeshjet tona dhe më mban nën vëzhgim. Çfarë flasim? Këtë preferoj ta mbaj për vete”.

Duke komentuar eliminimin nga Champions-i, mbrojtësi gjerman u shpreh: “Është shumë zhgënjyese për objektivat e Interit të eliminohesh kaq herët. Edhe skuadra të tjera kanë pasur probleme ndaj Bodø/Glimt, por kjo nuk mund të jetë justifikim për ne. Ata po bëjnë një punë shumë të mirë si ekip, ndërsa ne nuk arritëm të tregojmë cilësinë tonë”.

 

The post Bisseck: Bodø/Glimt po bën gjëra të mëdha, por nuk është justifikim për ne appeared first on Telesport.