Bisedat për sekrete shtetërore në WhatsApp: Çka thuhet në mesazhet mes Rozeta Hajdarit dhe të tjerëve për rezervën?

Kur hetuesit e Njësisë së Veçantë Hetimore të Policisë së Kosovës, kishin shkuar për t’i marrë dokumentet e provat për rastin e rezervës, ministrja Rozeta Hajdari, ua kishte kërkuar certifikatën e sigurisë.

Këtë certifikatë, Hajdari e ka përmendur vazhdimisht, duke vlerësuar se tema e rezervës shtetërore është sekret.

Megjithatë, për blerjen e rezervës, kontratat, kompanitë e detajet e tjera, Hajdari kishte hapur një grup në rrjetin social Whatsapp. Aty, Rozeta Hajdari, Ridvan Muharremi, Hafiz Gara e Irfan Lipovica, kishin diskutuar për të gjitha detajet e këtyre kontratave.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të siguruar nga Nacionale, thuhet se ky grup ishte krijuar nga ministrja Rozeta Hajdari, e cila çështjet e sekretit shtetëror, kishte vendosur t’i diskutoj në Whatsapp.

“Nga raporti i ekspertizës së Drejtorisë për ekzaminimin e Pajisjeve të Teknologjisë, vërtetohet fakti se të pandehurit në vazhdimësi kanë komunikuar mes vete lidhur me procesin e blerjes së rezervave shtetërore të mallrave, me theks të veçantë për blerjen e grurit, vajit dhe sheqerit”, thuhet në njërën prej pikave të aktakuzës.

“Raporti në fjalë përmban SMS të shkëmbyer mes të pandehurve në aplikacionin Wahatsapp, me të cilin rast e pandehura Rozeta Hajdari kishte krijuar grup komunikimi, ku janë të përfshirë edhe të pandehurit Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi”, thuhet më tutje.

Sipas Prokurorisë, ky grup tregon se të pandehurit kanë komunikuar gjatë gjithë kohës mes vete, për ta realizuar qëllimin që kishin.

“Nga ky raport, respektivisht komunikimet e zhvilluara mes të pandehurve, vërtetohet roli ii secilit në këtë rast. Pa asnjë dilemë, nga përmbajtja e komunikimeve vërtetohet fakti se i pandehuri Ridvan Muharremi, ishte person shumë i afërt, i besueshëm dhe me ndikim për të pandehurën Rozeta Hajdari, se kishte rol kyç në procesin e përzgjedhjeve së operatorëve ekonomik për furnizim me grurë, vaj dhe sheqer, se kishte rol vendimtar në përcaktimin e kritereve të kontratës, çmimit kontraktues, nënshkrimin e kontratave, realizimin e pagesave, dhe përkundër faktit se nuk ishte person zyrtar e as përfaqësues i kompanive kontraktuese. Gjithashtu përmes komunikimeve të tilla, vërtetohet edhe fakti se i pandehuri Ridvan Muharremi ishte përcaktues në planifikimin e sasisë së vajit që duhet blerë nga MINT”, thuhet më tutje.

Madje, skandali bëhet edhe më i madh është se në këto biseda, zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë, ia kishin treguar Ridvan Muharremit vendin ku mbahen rezervat, edhe pse kjo është e klasifikuar si sekret shtetëror.

“Përveç tjerash, pikërisht këto komunikime, konkretisht ato të datës 25.03.2025 vërtetohet fakti se të pandehurit Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica, Hafiz Gara, kanë zbuluar të pandehurit Ridvan Muharremi vendndodhjen e rezervave shtetërore duke ua pranuar propozimin për deponim të grurit në kompaninë (REDAKTUAR). Poashtu përmes komunikimeve vërtetohet fakti se i pandehuri Hafiz Gara ia kishte dërguar të pandehurit Ridvan Muharremi programin për furnizim me mallra të rezervës shtetërore të vitit 2022, të titulluar në komunikim me shprehjen “Plani 10 milionësh për produkte të rezervës shtetërore”, thuhet më tutje.

Se kanë diskutuar për të gjitha këto tema në WhatsaApp e kishte pranuar i pandehuri Hafiz Gara.

“I pandehuri në vazhdim ka deklararuar se përveç tij edhe ministrja Rozeta Hajdari dhe sekretari Irfan Lipovica kishin kontakte me Ridvan Muharremin, sikurse fizike, ashtu edhe përmes telefonit, madje në Whatsapp kishin pasur grup komunikimit mes të pandehurit, sekretarit Irfani, ministres Rozeta dhe Ridvan Muharremit, dhe aty kishin bërë biseda për çështjen e furnizimeve, sidomos me grurë, sheqer dhe vaj. Madje, i pandehuri deklaron se Ridvanin disa herë e kishte parë duke hyrë në zyrën e ministres Rozeta Hajdari”, thuhet më tutje.

Madje, pikërisht me SMS, Ridvan Muharremi ia kërkonte kërkesat Hafiz Garës.

“Në pyetjen se a kishte kërkuar ndonjëherë nga Hafiz Gara kërkesën zyrtare të grurit, vajit e sheqerit, ka deklaruar se nuk i kishte kërkuar. Mirëpo kur i njëjti është ballafaqur me një komunikim me SMS që e kishte pasur përmes telefonit me Hafiz Garën, të njëjtit ia kishte shkruar ‘mirëmëngjesi zotëri Hafiz, të lutem ma dërgo kërkesën zyrtare të grurit, vajit dhe sheqerit, poashtu edhe kontratat në emrin e kompanisë’, i njëjti tani ka pohuar se ndodha me insistimin e Hamzës ia kishte kërkuar”, thuhet në aktakuzë.

Ta ktheva kontratën, tash po e dërgoj faturën në euro”, thuhet në një tjetër mesazh.

Si rezultat, Rozeta Hajdari, Irfan Lipovica e Hafiz Gara dyshohen për keqpërdorim të detyrës, dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.

Ish-këshilltari politik i Wesley Clark, Michael Durkee në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se në kohën kur kishte ndodhur takimi mes tyre dhe Hashim Thaçit në mars ose prill të 1999-ës në Mons të Belgjikës, nuk e dinin se cilat ishin kapacitete e UÇK-së. Në dokumentin që iu prezantua dëshmitarit, thuhej se në atë takim ishin Hashim Thaçi, Ramë Buja, Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Blerim Shala, Edita Tahiri, Mehmet Hajrizi, Fehmi Agani dhe Gjergj Dedaj, raporton “Betimi për Drejtësi“. Dëshmitari tha se i njeh të gjithë këta emra, por që vetëm Thaçin dhe Jakup Krasniqin e kishte takuar. “Të gjithë ata emra unë i njoh në kuptimin që jo si persona që i kam parë ose takuar vetë. Personat që i kam takuar personalisht kanë qenë zoti Thaçi dhe Krasniqi dhe emrat tjerë janë thjesht të dëgjuar dhe jo të takuar”, tha Durkee. Në këtë takim, Clark sipas dëshmitarit po mendonte se deri në çfarë mase do mund të bashkëpunohej me ata. “Ishin të gatshëm që të gjenin mënyra për të marrë mbështetje e NATO-s për fushatën ajrore për t’i rezistuar shtypjes serbe” i shpreh Durkee. Kurse për kapacitete ushtarake të UÇK-së, Durkee tha se në atë kohë s’kishin ndonjë informacion të mirë dhe se nuk mund të bënin vlerësime sa i përket kapaciteteve të tyre. “Në atë kohë s’kishim informacion shumë të mirë dhe se nuk mund të bënim vlerësime sa i përket kapaciteteve të tyre. Pra, nuk e dinim se cilat ishin kapacitetet e tyre ushtarake saktë. E dinim që kishin luftëtarë në terren”, tha Durkee. Ai tha se ishte e qartë se delegacioni i shqiptarëve dhe UÇK-ja ishin të vendosur për pavarësinë nga Serbia. “Ishte e qartë që ata ishin të vendosur për pavarësi nga Serbia”, deklaroi dëshmitari