Bisedat në WhatsApp të Mujkës me Dejona Mihalin, Rukiqi: Kapela e kuqe e VV-së është kapoja joformale e pushtetit

Berat Rukiqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pas publikimit nga gazetari Lirim Mehmetaj të komunikimeve në WhatsApp mes Faruk Mujkës, Dejona Mihalit dhe Artani Rizvanolli, se si e vendosën Mujkën pushteti në krye të Ibër-Lepencit.

Rukiqi shkroi se Deona Mihali është “kapoja joformale e krejt pushtetit të VV-së”.

Postimi i Rukiqit:

Telefoni i ish-anëtarit të JUL-it dhe militantit të Lëvizjes Vetëvendosje, Faruk Mujka, dëshmon vetëm një gjë:

ndërmarrjet publike në Kosovë udhëhiqen nga një grup parapolitik, i drejtuar nga Dejona Mihaili.

Kapela e kuqe e Vetëvendosjes është kapoja joformale e krejt e pushtetit të Vetëvendosjes, me

punësime partiake, shkatërrim i ndërmarrjeve publike, tenderë për dostat dhe me energji të Vuk Hamovicit.

Shefi formal i këtij grupi parapolitik është Albin Kurti.

Albin Kurti dhe Dejona Mihaili duhet të përgjigjen para drejtësisë.