Kryeministri Edi Rama ka informuar për telefonatën që ka zhvilluar me Shtëpinë e Bardhë për të cilën foli edhe në parlament.
Me sa duket Kosova ka qenë në fokus të bisedimeve me Këshilltarin për Sigurinë, John Bolton.
“Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falënderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë”, shkruan Rama.