Biseda e Kurtit me komedianët rusë, Peci: Fati që nuk është zbuluar ndonjë sekret shtetëror, është emergjente që qeveria të bëhet nga opozita

Mashtrimin që iu bë kryeministrit Albin Kurti nga dy komedianët rus analisti Lulzim Peci e konsideron si fat për Kosovën. Ai thotë se Kosova është fatlume që gjatë kësaj bisede nuk është nxjerrë ndonjë sekret shtetëror.

“Sekret i lartë i cili kishte mundur me pasë pasoja për Kosovën, fati jonë është që kemi pasur kësi muhabeti”, tha ai në RTV21.

Peci tha se pas mashtrimit që iu bë kryeministrit në detyrë, është emergjente që qeveria të bëhet nga opozita.

“Sepse deri dje unë kam mendu se opsionet e hapura, po prej ditës së djeshme unë mendoj se me atë që është dëgjuar aty me pasë Vetëvendosje postin e kryeministrit nuk besoj që ne do të kemi dyer të hapura në Uashington”, tha ai.