“Bir kur*e…” dhe kërcënime nga tifozët; Di Gregorio mbyll komentet në Instagram

Michele Di Gregorio po kalon momentin më të vështirë që kur erdhi te Juventusi në verën 2024. Portieri bardhezi nuk ka bindur në ndeshjet kundër Como dhe Inter, ku dy gabime të tij çuan në golat e avantazhit të kundërshtarëve.

Sikurse shpesh ndodh, reagimet në rrjetet sociale shkuan shumë larg. Pas humbjes me “larianët”, ish-lojtari i Monza u detyrua të mbyllë komentet në Instagram për shkak të ofendimeve dhe kërcënimeve, përfshirë edhe ato ndaj familjes së tij. Sipas “Tuttosport”, gjatë nxehjes para ndeshjes me Como disa tifozë i kanë thënë “bir kur*e” dhe “interist” për shkak të kalimit të tij tek akademia e Interit.

Megjithëse Di Gregorio ka bërë disa gabime, situata ka kaluar çdo limit, pasi ai nuk është shkaku i krizës së Juventusit. Edhe trajneri Luciano Spalletti i ka qëndruar pranë dhe nuk përjashtohet një pushim kundër Galatasaray për t’i dhënë pak frymëmarrje.

The post “Bir kur*e…” dhe kërcënime nga tifozët; Di Gregorio mbyll komentet në Instagram appeared first on Telesport.