Milan duket se ka harruar përfundimisht Victor Boniface, i cili shfaqi probleme në testet mjekësore dhe ka gjetur sulmuesin e ri. Conrad Harder i Sporting Lisbon do të jetë qendërsulmuesi i ri i kuqezinjve, pasi palët kanë rënë dakord për transferimin për 27 milionë euro.
“Football Italia” raporton se të dy klubet kishin shtrënguar duart për marrëveshjen dy ditë më parë, por që nga ai moment kuqezinjtë kanë punuar për të bindur sulmuesin për projektin sportiv.
Tani kanë mbetur vetëm disa detaje të fundit burokratike, por shumë shpejt sulmuesi i ri danez pritet të udhëtojë drejt Milanos për të kryer testet mjekësore dhe për të hedhur firmën mbi kontratë.
The post Bindet nga projekti sportiv, Milan harron Boniface dhe gjen sulmuesin e ri appeared first on Telesport.