BILD zbulon gafën e Bayern: “Flet me lojtarët, pastaj zhduket për ca javë”

Bradley Barcola, Nico Williams, Luis Diaz, Rafael Leao, Cody Gakpo. Lista e yjeve që po kërkon Bayern për krahun e majtë të sulmit këtë merkato vere duket sikur nuk ka të mbaruar.

Bayern interesohet, interesohet, interesohet, por… asgjë nuk ndodh. Pse? Këtë e zbulon gazeta gjermane “Bild”. Sipas saj, drejtori sportiv Max Eberl flet me agjentët (ose direkt me lojtarët), por zhduket për disa ditë apo javë.

“Bild” raporton se disa prej tyre janë zhgënjyer me metodën që ndjek Bayern. Klubi bavarez pyet për kushtet financiare, por më pas nuk tregohen më të interesuar. Thjesht “zhduken”.

The post BILD zbulon gafën e Bayern: “Flet me lojtarët, pastaj zhduket për ca javë” appeared first on Telesport.