Athletic Bilbao e ka mposhtur Barcelonën me rezultat minimal 1-0.
Barcelona që e nisi pa Lionel Messin e lënduar, por me Antoine Griezmann dhe Fernkie De Jong, kishte vështirësi në fillimin e ndeshjes.
Ianaki Williams i kishte dy raste të mira për Bilbaon në fillim të ndeshjes, por që porta e Mark-Andre ter Segen nuk u mposht.
Luis Suarez përfitoi nga një gabim në minutën e 33-të, por që gjuajtja e tij goditi shtyllën.
Pjesa e dytë ishte më e qetë, pasi që të dy skuadrat nuk u hapën shumë, me Barcelonën që dikonte lojën me mbajtjen e topit.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej pa gola, në skenë doli Aritz Aduriz, që shënoi një supergol në minutën e 89-të.
Me këtë gol u mbyll edhe ndeshja, ku Barcelona debuton në sezonin e ri me humbje.
https://streamable.com/xk9fi