Dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 152 raste të reja me Coronavirus, duke e çuar kështu në 3 mijë e 508 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga 13 marsi kur edhe u konfirmuan rastet e para.
Nga ky numër, 1 mijë e 902 janë shëruar, kurse 75 të tjerë kanë vdekur.
Kështu, numri i rasteve aktive në vend është 1 mijë e 531.
Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 900 raste, 6 prej tyre kanë humbur betejën.
Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 374 të infektuar, 6 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.
Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 13 viktima, ndërsa ka 335 raste të konfirmuara pozitive.
Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive dhe viktimave për secilën komunë të Kosovës.