Bilalli: Me mbështetjen e SHBA-së dialogu me Kosovë-Serbi mund të përmbyllet në 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet që gjatë vitit 2026 ta dekretoi një ligj mbi Autorizimet e Mbrojtjes Kombëtare pasi i njëjti pritet të marrë dritën jeshile pas Senatit edhe në Kongres. Përmes këtij ligji SHBA-të përkrahin Kosovën dhe vendet tjera të rajonit në rrugën drejt integrimit në NATO dhe BE, dialogun Kosovë-Serbi të bazuar në njohje reciproke pa ndryshim  kufijsh, ndarje, apo shkëmbim territoresh sipas vijave etnike.

Ish-diplomati, Lutfi Bilalli, për RTV21 tha se kjo është një dëshmi se SHBA-të e kanë në fokus mbështetjen ndaj Kosovës. Por, kërkoi nga Qeveri që do të dal pas zgjedhjeve që të ketë qasje më bashkëpunuese me SHBA-të dhe BE-në.

‘’Ky ligj është jashtëzakonisht i rëndësishëm sidomos në pikën ku ka të bëjë me njohjen reciproke. Në vitit 2026 do të kemi një kthesë në procesin e dialogut ndoshta edhe për mbylljen e tij”, theksoi ai.