Eksperti i gjeopolitikës, Lutfi Bilalli thotë se Gjermania nuk po e fsheh faktin që po përgatitet për një luftë të mundshme.
Kjo ndërlidhet me udhëzimin e ri të lëshuar të mërkurën nga Komisioni i BE-së, e që thuhet që qytetarët e Bashkimit Evropian duhet të grumbullojnë mjaftueshëm ushqime dhe furnizime të tjera thelbësore për t’i mbajtur ata për të paktën 72 orë në rast krize.
Sakaq, Bilalli thotë se Evropa gjendet në fazën e saj të krijimit të forcave të sigurisë, e kjo sipas tij, nuk është aspak e lehtë.
“Evropa gjendet në fazën e saj të krijimit të forcave të sigurisë, që nuk është punë e lehtë. Por gjermanët me potencialin e tyre të teknologjisë që nuk krahasohet në këtë formë me amerikanët, tentojnë të paraqesin çdo mobilizim ose atë 72orëshin e broshurës së 30 masave për çështje të emergjencave, ose parapërgatitjeve për fatkeqësi apo luftë”, tha Bilalli për “Kosova Today”.