Big Mama shprehet ashpër për fitoren e Big Bastës në ‘Ferma Vip’

Big Mama, një nga personazhet më të komentuar të edicionit të dytë të “Ferma VIP”, ka zgjedhur të mos heshtë pas finales së madhe ku Big Basta u shpall fitues.

E ftuar në emisionin Krejt n’Debat, ajo ka lënë të kuptohet se gjithçka ishte e paracaktuar nga produksioni, duke hedhur dyshime mbi ndershmërinë e rezultatit.

“Për mua fitorja ka qenë Roni edhe jam shumë me fat që e kam fitu. A pse s’kam fituar [spektaklin] ajo është e ditur është kot me fol, se ju e dini flas pa doreza, por ajo gjë ishte e shitur, normal! Dikush ka nevojë për emër, dikush ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes dhe i intereson vetëm titulli. S’kam qenë hipokrite si disa, jam shumë e lumtur me karakterin që kam. Unë se shes b*then as për spektakël, as për lek, as për asgjë“, u shpreh ajo pa asnjë filtër.

Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, duke vënë në pikëpyetje transparencën e reality shoë-t dhe peshën reale të votës së publikut në vendimmarrjen finale.

Si asnjëherë tjetër, hijet e dyshimit janë ngritur nga një pjesë e madhe e finalistëve. Pos Big Mamës, këtë gjë e kishte thënë hapur edhe Andueli, pa përjashtuar Andrean.