Oliver Bierhoff promovon transferimin e Niclas Fullkrug nga Milani. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi kuqezi dhe kampion i Italisë 1998-1999 foli për ardhjen e gjermanit te “Djalli”: “Është një ‘9’ klasik, qendërsulmues i stilit të vjetër, shumë i dobishëm në një sistem që kërkon pikë reference përpara”.
Për pikat e forta theksoi: “Aftësia në devijime dhe prania në zonë. Me krosime nga krahët fiton shumë duele me kokë falë kohëzimit dhe anticipimit. Teknikisht është i mirë dhe nuk dorëzohet kurrë”.

Për limitet dhe rolin në dhomën e zhveshjes shton: “Nuk është i shpejtë, me të nuk duhet kërkuar thellësia apo kundërsulmi. Nuk ka frikë të flasë kur duhet. Ka karakter dhe përvojë, shokët e dëgjojnë. Një lider”.
Pavarësisht dëmtimeve te West Ham, më 2022 hyri në kombëtaren gjermane. Bierhoff e njeh prej kohësh: “Nuk pati menjëherë karrierën e pritur, por potencialin e kishte”. Për Milanin dhe Champions-in: “Shpresoj, sepse bëj ende tifo për Milanin. Nëse Allegri kërkonte një qendërsulmues që krijon hapësira dhe sheh portën, e ka gjetur”.
Për Allegrin: “Trajner me përvojë që di ta vendosë ekipin dhe ka fituar shumë; pritej t’i jepte një tronditje pozitive Milanit”.
The post Bierhoff promovon Fullkrug: I fortë teknikisht, nuk dorëzohet kurrë, është lider appeared first on Telesport.













