Pas fitores së Milanit në derbi, pyetja është nëse skuadra kuqezi mund t’i rikuperojë 7 pikët distancë karshi Interit në 10 javët e mbetura të Serie A. Oliver Bierhoff, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, kujtoi sukseset e së kaluarës: “Si e bëmë? Thjesht, besuam dhe krijuam një seri fantastike fitoresh”.
Ai beson se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me të besuarit e Allegrit: “A besoj ende te titulli? Po. Në derbi pashë një skuadër të motivuar, e sigurt dhe me një pjesë të parë shumë të mirë. Në pjesën e dytë ndoshta ra pak, por mbijetoi, një shenjë e qartë se pas mbrojtjes ka organizim dhe vullnet për të vuajtur, edhe përballë Interit”.
Bierhoff përmend lojtarët individualisht: “Modric po i bën mirë jo vetëm Milanit, por krejt kampionatit italian. Nuk ka një Modric tjetër në qarkullim. Rabiot? Impresionues, mesfushor që ka teknikë, forcë fizike, ndjesi për gol dhe aftësi për sakrificë”. Dy fjalë edhe për bashkëkombësin Fullkrug: “Ai gjithashtu do të shënojë, një djalë i mirë që mund ta ndihmojë Milanin me karakteristikat e tij”.
The post Bierhoff karikon Milanin: Beso te titulli, mund ta arrish Interin. Modric unik, Rabiot impresionues appeared first on Telesport.










