Bien nga sistemi disa nga uebfaqet e institucioneve të Kosovës

Kanë rënë nga sistemi disa nga uebfaqet e institucioneve të Kosovës.

Bëhet fjalë për uebfaqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Mbrojtjes, platformës e-Kosova.

Express ka dërguar pyetje në adresë të Zyrës së Kryeministrit dhe është në pritje të përgjigjeve.