Bie vetura në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, mbyllet qarkullimi për automjete

Një aksident me të lënduar është shënuar sot në rajonin e Kaçanikut, te semafori i parë në drejtim të Hani i Elezit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli tha për Klankosova.tv se vetura ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj.

Si pasojë, rruga është e mbyllur në të dy korsitë, njoftoi Veseli.

“Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet relevante, përfshirë Policinë, zjarrfikësit, emergjencën mjekësore si dhe njësitin e trafikut rajonal Ferizaj, të cilët janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme”, tha ai.