Një punëtor ka humbur jetën në vendin e tij të punës pasi ka rënë nga lartësia në një object në rrugën Ferizaj – Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Bëhet e ditur se viktima ka rënë nga një objekt derisa ishte duke punuar dhe i njëjti nuk i përballoi lëndimet e marra.
“Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj -Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt) derisa ishte duke punuar. Viktima mashkull, 43vjeç, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës, ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes”, njoftoi Flora Ahmeti










