Bie me dy mandate PD-ja, shtohen te PS-ja në Vlorë dhe te Mundësia në Tiranë

Teksa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit po shkon drejt përfundimit, panorama e mandateve në disa qarqe ka pësuar ndryshime të dukshme.

Të dhënat më të fundit tregojnë se Partia Demokratike ka humbur dy mandate, të cilat i janë shtuar Partisë Socialiste dhe forcës së re politike “Mundësia” e drejtuar nga Agron Shehaj.

Në Tiranë, PD bie në 13 mandate, ndërsa “Mundësia” arrin të sigurojë mandatin e saj tëdytë, një rezultat i rëndësishëm për partinë e Shehajt në hyrjen e saj të parë elektorale.

Ndërkohë, në Qarkun e Vlorës, PS thellon epërsinë duke fituar mandatin e nëntë, duke kaluar ndarjen nga 8 me 4 në 9 me 3 në favor të socialistëve. Ky mandat është ndikuar dukshëm nga vota e diasporës, e cila po vijon të numërohet.