Pjesa e dytë Kosovë-Zvicër ka nisur direkt me gol, por janë helvetët ata që kanë zhbllokuar rezultatin dhe kanë kaluar në avantazh 0-1. Pas një aksioni të shpejtë dhe zënies në befasi të mbrojtjes dardane, Ruben Vargas gjen rrjetën, pas asistit të Djibril Sow. SHIKOGOLIN
Pjesa e parë pati shumë pak raste serioze nga të dy ekipet dhe ajo që ra më shumë në sy ishin vërshëllimat e shumta sa herë që Granit Xhaka prekte topin.
Shkak për këtë është një deklaratë e Xhakës e bërë pak ditë më parë ku u shpreh se Albian Hajdari dhe Leon Avduallhu që lanë Zvicrën për Kosovën, nuk e kishin vendin e sigurt te helvetët dhe ndaj zgjodhën dardanët. Gjithashtu, Xhaka tha se Ardion Jashari është më i mirë se Leon Avdullahu.
The post Bie heshtja në “Fadil Vokrri”, Zvicra e nis me gol pjesën e dytë (video) appeared first on Telesport.











