Betisi shënon fitore befasuese kundër Real Madrid

Betisi e ka mposhtur Real Madridin në shtëpi me rezultat 2:1.

“Mbretërit” ishin duke fituar që nga minuta e 10-të e takimit, ku shënoi Diaz pas një asistimi të Mendyt.

Por vendasit barazuan shifrat në minutën e 34-të me anë të Johnny Cardaosos, pas asistimti të Iscos.

E, ish-lojtari i Realit, Isco ia dha avantazhin e parë në ndeshje Betisit ku u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 54-të të ndeshjes.

Me këtë humbje, Reali gjendet në vendin e dytë me 54 pikë, aq sa ka edhe Barcelona që është në të parin, e që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, teksa Betisi gjendet në vendin e gjashtë me 38 pikë.