Betejë e fortë mes Bayern dhe Liverpool për Rodrygo-n, klubi bavarez me ofertë të çmendur

Sipas asaj që raporton “AS”, Bayern Munich është futur fuqishëm në garë për të transferuar Rodrygo-n. Real Madrid është i hapur për largimin e brazilianit, por nëse vjen oferta e duhur.  Së fundmi për 24-vjeçarin ka pasur interes nga Bayern Munich, madje klubi bavarez është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për anësorin brazilian, shifër brenda pritshmërive të Real Madridit.

Në anën tjetër është edhe Liverpool që interesohet për Rodrygo-n, dhe e sheh atë si përforcimin e duhur në krah në rast largimi të Luis Diaz. Fillimisht Bayern Munich kërkoi Luis Diaz, por oferta e bavarezëve, 70 milionë euro, u refuzua nga Liverpool.

Në këtë mënyrë, Bayern është hedhur i gjithi në sulm për Rodrigo-n dhe deri tani është klubi me ofertën më konkrete dhe të madhe. Përveç Liverpool-it, ështe edhe Arsenal që ka interes për Rodrygo-n, por klubi londinez duket sikur është tërhequr ditët e fundit dhe momentalisht është i foksuar të mbyllë sa më shpejt transferimin e Viktor Gyokeres.

Kështu që beteja për transferimin e Rodrygo-s, duket se do të zhvillohet mes dy klubeve, Bayern Munich dhe Liverpool.

The post Betejë e fortë mes Bayern dhe Liverpool për Rodrygo-n, klubi bavarez me ofertë të çmendur appeared first on Telesport.