Besnik Tahiri nga AAK ka komentuar ngjarjen e sotme ku takimi mes presidentit ukrainas, Zelensky dhe Donald Trump u përmbyll me tensione të larta.
Tahiri përmes Facebook ka shkruar se ky takim duhet të shërbejë si reflektim për liderët e shteteve dhe sidomos vendeve si Kosova.
“Takimi në Zyrën Ovale ishte një moment që duhet t’i bëjë të reflektojnë secilin shtet dhe lider shtetëror, e më së shumti vendet si Kosova. Rimodelimi i plotë i doktrinës politike amerikane, në dritën e reflekseve të saj në rrafshin e politikës së jashtme dhe diplomacisë sipas një rendi në ndryshim e sipër botëror, është diçka për të cilën askush nuk e ka komoditetin të qëndrojë pasiv dhe indiferent”, ka shkruar Tahiri në Facebook.