Përveç planit për rinovimet e rëndësishme brenda ekipit, Bayern Munich nuk heq dorë edhe nga transferimi i talenteve të reja. Besnikë ndaj traditës së tyre për të pasur gjithmonë lojtarët më të mirë në Gjermani në radhët e tyre, Bayern Munich po planifikon transferimin e tyre të radhës të madh.
Bëhet fjalë për Kennet Eichhorn, mesfushorin 16-vjeçar që po bie shumë në sy me paraqitjet e tij te Hertha Berlin. Sipas Sky Sport Germany, për mesfushorin e ri ka interes të madh edhe nga Barcelona dhe Real Madrid, por Bayern mbetet favoriti absolut.
Sipas raportimit në fjalë, transferimi i Kennet Eichhorn do të kryehet gjatë verës së ardhshme dhe pritet t’i kushtojë bavarezëve 16 milionë euro.
The post Besnik ndaj traditës, transferimi i radhës do t’i kushtojë Bayern Munich 12 milionë euro appeared first on Telesport.










