Besnik Bislimi publikon sondazhin e radhës në dy komuna

Besnik Bislimi nga Vetëvendosje në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një sondazh të realizuar në Komunën e Vushtrrisë dhe të Mitrovicës. Ai madje përmes këtij sondazhi ka renditur edhe arsyet që çuan në prishjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në Vushtrri javën e kaluar, transmeton Fokusi.info.

Ky sondazh për këto dy komuna të publikuar nga Bislimi është realizuar javën e kaluar.

Sipas këtij sondazhi të kryer në Vushtrri, nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e kaluar, LVV-në do ta votonin 62.5% të qytetarëve, derisa në Mitrovicë do ta votonin 57.9 për qind të tyre. Duke lënë mbrapa në Vushtrri, LDK-në me 11.2 % dhe në Mitrovicë me 7.2%.

“Nëse ende jeni në kërkim të arsyeve që e detyruan LDK ta ndërpresë bashkëqeverisjen me VV në Vushtrri, mbase tabela më poshtë ju ndihmon sado pak. Tabela është pjesë e sondazhit të kryer në Vushtrri dhe Mitrovicë vikendin që sapo e kaluam”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Postimi i plotë i Bislimit:

https://www.facebook.com/besnik.bislimi/posts/10165025336830475