Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit.

Në redaksinë e Klan Kosovës kanë arritur fotografi nga ky moment në xhaminë Osmani R.A. në Prizren.

Madje imami në plisin e tij mban logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dërguesi i fotografive e ka quajtur këtë moment si “jo vetëm falje, por një dëshmi e identitetit tonë: rrënjët, vlerat dhe uniteti që na mbajnë të fortë si shoqëri”.