Besimi është maksimal! Real Madrid gati t’i rinovojë kontratën yllit të skuadrës

Vinicius Junior pritet të rinovojë kontratën me Real Madrid, duke forcuar edhe më shumë lidhjen e tij me klubin madrilen. Sipas burimeve pranë klubit, palët kanë arritur një marrëveshje parimore dhe zyrtarizimi konsiderohet vetëm çështje kohe.

Drejtuesit e “Los Blancos” e shohin brazilianin si një nga shtyllat e projektit afatgjatë dhe si figurë kyçe në repartin ofensiv.

Vinicius ka shënuar tashmë 13 gola dhe ka dhënë 11 asistime këtë sezon, që kujton sezonin e tij të mëparshëm, ku pati 22 gola dhe 19 asistime. Forma e tij e qëndrueshme dhe ndikimi në ndeshjet vendimtare kanë bindur drejtuesit se ai mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadër dhe një simbol i brezit të ri te Real Madrid.

The post Besimi është maksimal! Real Madrid gati t’i rinovojë kontratën yllit të skuadrës appeared first on Telesport.