Edhe pse dështoi në fund fare transferimi i Emerson Royal te Besiktas, pasi braziliani vendosi të transferohej te Flamengo, edhe pse palët kishin arritur marrëveshjen paraprake mes tyre, Besiktas kërkon një tjetër lojtar të padëshiruar te Milan.
Bëhet fjalë për Ismaël Bennacer, algjeriani është jashtë planeve të Max Allegri-t për sezonin e ri dhe duhet të largohet. Nicolo Schira raporton se Besiktas është shumë e interesuar për të transferuar mesfushorin algjerian, i cili ishte shumë pranë zyrtarizimit tek Al-Ittihad në Arabinë Saudite, por në fund marrëveshja dështoi.
Bennacer preferon një projekt ambicioz sportiv në Evropë dhe duket se Besiktas është destinacioni i duhur për të. Ende nuk dihet nëse do jetë një transferim përfundimtar, apo huazim me të drejtë ose detyrim blerjeje, gjë që do të mësohet ditët në vijim.
The post Besiktas gati t’i bëjë nderin e madh Milanit, kërkon lojtarin e padëshiruar te kuqezinjtë appeared first on Telesport.