Skuadra e Prishtinës së Re po vazhdon me përforcimet e merkatos së verës.
Mbrojtësi i djathtë, Donat Hasanaj është afër për t’u bërë transferimi i tyre i radhës në këtë merkato, mëson GazetaBlic Sport.
Hasnaj u largua nga Suhareka ku luajti sezonin e kaluar dhe në edicionin e ri pritet të mbrojë ngjyrat e Prishtinës së Re, që do të luajë në Superligë për herë të parë.
Sipas informacioneve, Hasanaj mund të nënshkruajë për një vit me Prishtinën e Re, nëse bien dakord me klubin.
/GazetaBlic Sport
The post Donat Hasanaj afër transferimit te klubi i Superligës appeared first on GazetaBlic.