Mesfushori i Manchester City, Bernardo Silva, e përshkroi humbjen 3-0 të skuadrës së tij ndaj Real Madrid si një ndjesi shumë të errët. “Është e vështirë të flasësh për këtë sepse do të më duhej ta shikoja përsëri. Ndjesia ime në fushë ishte se e filluam mirë ndeshjen”, komentoi portugezi.
“Mjedisin nuk mund ta kontrollonim dhe mendoj se skuadra i la emocionet të ndryshonin ndeshjen. Ndiheshim rehat dhe po gjenim hapësirat e duhura, por pasi pësuam golin e parë humbëm plotësisht kontrollin, ndaluam së kontrolluari tranzicionet dhe topat e dytë”, shtoi Silva.
Më tej, mesfushori i City deklaroi: “Kur luan kundër Real Madrid, me cilësinë që kanë, paguan çmimin. Është një stadium i vështirë për të luajtur. Jemi mësuar të luajmë në këto stadiume. Duhet të kalosh nëpër këto momente për t’u bërë më i mirë dhe dje ishte thjesht një ndeshje mësimi për të gjithë ekipin”.
“Është mjaft frustruese që nuk shënuam edhe pse besojmë se është ende e mundur sepse në futboll shumë gjëra mund të ndodhin. Kishte shumë gjëra që nuk duhej të kishin ndodhur, por me një gol je në barazim”, tha Bernardo Silva.
“Me rezultatin 3-0 kualifikimi bëhet pak më i vështirë. Tani ndihemi shumë keq, tani ndihemi shumë të errët. Sot la nisur një ditë tjetër dhe me siguri javën tjetër do të shkojmë në ndeshje duke menduar se kemi një shans”, tha Silva.
Në fund, mesfushori portugez tha: “Tani është momenti për të reflektuar dhe për të parë se çfarë nuk bëmë siç duhet. Pastaj javën tjetër, kur të jemi duke u përgatitur, do të shpresojmë se mund të bëjmë diçka.”
The post Bernardo Silva: Kjo humbje si një “ditë e errët” për City, por në futboll ka gjithnjë një shans appeared first on Telesport.










