Sala Berisha-Shala nga Partia Demokratike e Kosovës, ka komentuar reagimin e Xhavit Drenorit të Vetëvendosjes, kur e quajti Albin Kurtin ”mashtrues”.
Berisha-Shala, përmes një deklarate të shkruar në facebook, ka thënë se Xhavit Drenori e demaskoi ‘’babën e VV-së’’.
”Xhavit Drenori, publikisht merr guximin ta demaskoj ”baben” e VV-së!
MASHTRUES! Ky është Albin Kurti, mashtrues ordiner!”
Xhavit Drenori, njëri ndër anëtarët më të ri të Lëvizjes Vetëvendosje, ka hedhur akuza të mëdha ndaj kësaj partie dhe lidershipit të saj.
Ai në emisioni “Pressing” ka thënë se me të është eksperimentuar dhe se këtë nuk ia falë partisë.
“Me mu është eksperiemtuar shumë, e nuk ia fali , unë hy në garë nëse jam i bindur se unë i duhem VV’së” tha Drenori.
Ai ka thënë se në fillim kishte biseduar me liderin e partisë, Albin Kurtin, dhe se ishin pajtuar që ai të mos hyjë në listë nga struktura e Drenasit sepse ka defekte atje dhe se vetë kryetari i partisë e kishte injoruar rajonin e Drenicës “Regjionin e Drenicës e ka injoru Albin Kurti”
“Prej fillimit u morra vesh me Albinin që unë nuk do të hy në degën e Drenasit, sepse ka defekte që pritet riparohen pas zgjedhjeve” tha ai duke shtuar se “Regjionin e Drenicës e ka injoruar Albin Kurti”
Ai ka shtuar se në momentet e fundit i është thënë që vetëm një kandidat duhet të vijë nga dega e Drenasit dhe kështu i ishte premtuar atij se do të kandidohej nga qendra në Prishtinë.
Kur Ajvaz Berisha i kishte fituar zgjedhjet, por qendra në Prishtinë kishte vendosur që të kandidohej Enver Dugolli, kishte bërë që Drenori të reagojë por ishte injoruar nga Kurti.
Ai shtoi se madje edhe sonte i ka shkruar Kurtit duke e pyetur se a është përfundimisht ai pjesë e listës apo jo, por nuk ka marrë përgjigje nga ai.
“As sonte smë ka kthyer përgjigje, i kam shkruar se kam të drejtë ta di a jam në listë” tha ai.
Drenori gjithashtu shtoi se Kurti e ka kërkuar atë që të jetë pjesë e partisë e jo ai vetë personalisht.
“Unë nuk i kam shkuar Albinit, ai më ka kërkuar mua” tha Drenori duke shtuar se “4800 vota i kam marrë për Vetëvendosjen (në zgjedhjet e kaluara) e as faleminderit nuk më kanë thënë, ndihem i mashtruar” tha ai.
Xhavit Drenori ka shërbyer si asamblist në Drenas si kandidat i pavarur.